Federata Italiane e Futbollit (FIGC) në një mbledhje të jashtëzakonshme të saj ka marrë vendimin për trajnerin e ekipit kombëtar,

Kjo mbledhje është bërë dy ditë pas eliminimit të turpshëm të italianëve nga Suedia, teksa pas 60 vjetëve nuk do të marrin pjesë në Botëror.

Pas dy orë diskutimesh, FIGC ka vendosur shkarkimin e trajnerit Gian Piero Ventura, ndërsa presidenti Carlo Tavecchio do të vazhdojë të jetë në krye të futbollit italian.

Tashmë mbetet të zyrtarizohet emri i zëvendësuesit të Venturës, i cili me shumë mundësi do të jetë Carlo Ancelotti.