Partia Demokratike Sllovene opozitare (SDS) e Janez Janshës sot ngriti padi kushtetuese kundër kryeministrit slloven Miro Cerar, për shkak të vendimit të tij për ndalimin e procedurës për deportimin e një emigranti sirian në Kroaci.

“Kryeministri e ka keqpërdorë pozitën e tij dhe për procedurën e papranueshme meriton ndjekje penale. Për këtë shkak kërkojmë ngritje të padisë kushtetuese”, deklaroi deputeti i SDS-së, Vinko Gorenak.

Rasti për të cilin SDS e akuzon Cerarin ka të bëjë me deportimin e një refugjati sirian Ahmad Shami, i cili nga Kroacia ka mbërritur në Slloveni. Gjykata slloevene kanë vendosur se ai ilegalisht ka hyrë në vend dhe në pajtim me dispozitat e Dublinit është dashur të kërkojë azil në Kroaci.

Ахмед Шами

Në bazë zë vendimit gjyqësor, refugjati sirian dje duhej të deportohet nga Sllovenia në Kroaci, por pas protestave të shumë organizatave joqeveritare dhe aksionit të disa deputetëve të majtë të cilët e sollën Shamin në seancën e djeshme në Parlament, Cerar vendosi ta ndërpresë procedurën për deportimin e tij.

Organizatat joqeveritare, të cilat kundërshtohen në dëbimin e tij nga Sllovenia, pohojnë se ai në mënyrë të shkëlqyer është integruar në shoqëri, ka mësuar gjuhën sllovene dhe është kyçur në aktivitete humanitare.

Cerar pas vendimit për ndalesë të procedurës, deklaroi se Qeveria sërish do të shqyrtojë rastin e Shamit dhe paralajmëroi se është e mundur që t’i vazhdohet leja për qëndrim të përkohshëm në Slloveni edhe për një vit, por pa të drejtë që të aplikojë për azil ose në vend t’i sjellë bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij, të cilët ndodhen në Damask.

Vendimin e Cerar e mbështeti edhe presidenti slloven Borut Pahor, i cili me këtë rast paralajmëroi se ky përjashtim nuk do të duhet të shfrytëzohet si precedent për raste të ngjashme të ardhshme.

Миро Церар

Megjithatë partia e ish-kryeministrit Jansha konsideron se me vendimin  e tij Cerar e ka shkelur ligji.

“Vendimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme për deportime ishte përfundimtar dhe efektiv, i marrë në bazë të aktivendimit të Gjykatës Supreme. Për këtë kryeministri me intervenimin e tij e shkeli ligjin”, deklaroi Gorenak, i cili është ish-ministër slloven i Punëve të Brendshme.

Sipas Kushtetutës së Sllovenisë, kundër presidentit të shtetit, kryeministrit dhe ministrave mund të ngriten padi kushtetuese për shkak të “shkeljes së rëndë të Kushtetutës dhe ligjeve” dhe nëse i pandehuri shpallet fajtor, pason ndërrimi i tij nga funksioni.