Parlamenti rumun sot i votoi mocion besimi Qeverisë së kryesuar nga socialdemokratët.

Votimin për mocionin e besimit e inicoi Partia opozitare Liberale e pakënaqur nga masat ekonomike qeveritare për të cilat pohon se janë “populiste dhe kaotike”.

Për propozimin për votim të mocionit të mosbesimit u deklaruan 159 deputetë nga 233 të nevojshmet.

Para ndërtesës së Parlamentit gjatë debatit kuvendor protestuan rreth 2.000 persona të cilët brohorisnin: “Drejtësi, jo korrupsion”.

Gjatë disa javëve të kaluara rumunët protestuan kundër vendimit qeveritar që mjetet për mbrojtje sociale t’i hedhë në barrë të të punësuarve, si dhe kundër planeve për reforma të sistemit të jurisprudencës.