Politologu Agrim Krasniqi thotë se largimi i kryeprokurorit Adriatik Llalla është lajm i mirë për Shqipërinë.  “Unë personalisht, nëse flasim për prokurorin  e Përgjithshëm, dita që ai do të largohet nga detyra do të jetë lajm i mirë për Shqipërinë. Për shkak të një dështimi në mandatin e tij. Për shkak të pritshmërive të larta dhe njeri i super votuar. Çështja është se kush do të jetë prokurori i ri”, tha Krasniqi në studion e Oraneës.

Ndërkohë, gazetarja Ilva Tare tha se burimet bëjnë me dije se Llalla do të lirë detyrën më 7 dhjetor.

“Nga informacionet e Tonight, prokurori i përgjithshëm po largohet nga zyra dhe nuk do të jetë në detyrë pas datës 7 dhjetor”, shtoi Tare.

Ndërsa Krasniqi theksoi se Llalla nuk është i interesuar për përplasje politike për shkak të karrierës së tij në një tjetër detyrë.