Deputeti nuk mund të paraburgoset pa aprovim të Kuvendit, përveç nëse është kapur në kryerje të veprës penale për të cilën janë përshkruar dënime me burg në kohëzgjatje prej të paktën pesë vite, parashikon neni 64 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë.

Në bazë të këtij neni, deputeti mund të thirret për përgjegjësi penale ose të paraburgoset për mendimin e thënë ose për votim në Kuvend.

Kuvendi, sipas nenit 64 nga Kushtetuta, mund të vendosë që të zbatohet imunitet mbi një deputet edhe kur ai vetë nuk është thirrur për atë, nëse kjo është e nevojshme për shkak të ushtrimit të funksionit deputet.

Në nenin 65 nga Kushtetuta qëndron se deputetit i ndërpritet mandati kur është i dënuar për ndonjë vepër penale për të cilën është shqiptuar dënimi me burg prej më së paku pesë vite. Deputetit mund t’i merret mandati kur është i dënuar për ndonjë vepër penale ose ndonjë vepër tjetër ndëshkuese që e bën jo dinjitoz për ushtrimin e funksionit deputet, si dhe për mungesë të paarsyeshme nga Kuvendi më shumë se gjashtë muaj.

Marrjen e mandatit e konfirmon Kuvendi me shumicën e dy të tretës së votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve.