apa Françesku ka mbajtur një fjalim kryesor në Mianmar, duke kërkuar “respekt për secilin grup etnik”, por pa iu referuar në mënyrë të veçantë komunitetit mysliman Rohingya.
Grupet e të drejtave kishin kërkuar nga Papa që të përdorte këtë term për të mbështetur komunitetin.
Megjithatë, Kisha Katolike në vend i kishte thënë se përmendja e tyre mund të shkaktojë pakënaqësi tek katolikët.
Mianmari është akuzuar për spastrim etnik, pasi 620,000 myslimanë ikën drejt Bangladeshit në gusht.
Mianmari, i njohur ndryshe edhe si Birmani, akuzohet për spastrim etnik kundër myslimanëve rohingya. Ata janë përdhunuar, torturuar dhe janë vrarë. Dy kombe që nuk i duan, kanë luajtur me ta sikurse me top ping-pongu. Janë detyruar të kryejnë punë të vështira dhe nuk kanë asnjë të drejtë në tokën e tyre./SYRI.net/