Papa Françesku mbërrini në Yangon, kryeqytetin e Mianmarit, pas një fluturimit gati 10 orësh. Gjatë kësaj kohe, airbus 330 i Alitalia-s me të cilin udhëtonte Ati i Shenjtë Bergoglio përshkoi 8600 kilometra. Udhëtimi përkoi me natën në Evropë, mirëpo falë ndryshimit të orës lokale Papa Françesku mbërrini në ora 14.00 lokale. Në aeroportin e Yangon-it Papa u prit nga një numër i madh fëmijësh në festë që brohorisnin “rroftë Papa”, përveç ipeshkvijve të Mianmarit. Pra një pritje shumë e thjeshtë por tejet e përzemërt për Papën Françesku.

“Dashuri e paqe”. “Harmoni e Paqe”. Ky qëllimi i këtij shtegtimi pasqyrohet në logot e në motot e tij, njofton Vatikani. Duke shikuar përtej varianteve grafike, që i karakterizojnë, një zemër e një pëllumb, të duket sikur në to rreh vetë zemra e shtegtarit të madh, që shkon të takojë viset e njerëzit e atyre periferive, të cilat i vë gjithnjë në plan të parë.

Françesku do të kalojë rreth tri ditë në të dy vendet Mianmar e Bangladesh. Pas zbritjes në Jangon nesër, në orën 13.30 me orën vendase, takimet zyrtare në Mianmar do të nisin të martën, me zhvendosjen në kryeqytetin Nay Pyi Taw (një milion banorë) për takimin e Papës me presidentin Htin Kyaw dhe me këshilltaren e Shtetit e ministren e Punëve të Jashtme, Çmim Nobel për Paqe, Aung San Suu Kyi. Në vijim, shkëmbimet e fjalëve të rastit.