Papa Françesku, nga Vatikani kërkoi mëshirë për politikanët që nxisin në popull frikën nga emigrantët, duke thënë se po mbjellin dhunë dhe racizëm. Ai i kërkoi atyre që të jenë të kujdesshëm dhe të praktikojnë virtytin e maturisë.

Gjatë ritualit të përhershëm nga Vatikani, Papa Françesku kërkoi mëshirë për politikanët që nxisin frikën dhe racizmin kundër emigrantëve. Ai i bëri thirrje që të jenë të kujdesshëm dhe të praktikojnë virtytin e maturisë, për ti ndihmuar emigrantët të integrohen në shoqëri.

Papa, e shkëputi komenti mbi mbrojtjen e emigrantëve nga mesazhi i viti 2018, që do tu drejtohet liderve të shteteve, qeverive dhe institucioneve ndërkombëtare në 1 janar të vitit të ri. Mesazhi vjen në një moment kur emigrimi është bërë një çështje e rëndësishme politike për Amerikën, Italinë, Australinë dhe Gjermaninë.

Në Gjermani, kancelarja Merkel është kritikuar për politikën e dyerve të hapura për emigrantët, duke i shkaktuar humbje votash kundrejt partive anti-emigracionit. Ndërsa në Itali, partia anti-emigracion Lidhja e Veriut pritet të fitojë terren në zgjedhjet e ardhshme. Nga ana tjetër, Presidenti Trump ka premtuar ngritjen e murit në kufi SHBA-Meksikë, me qëllim mbajtjen larg të emigrantëve, ky veprim u kritikua nga vetë Papa.

Papa Françesku, thekson se shtetet e pasura duhet të tregojnë një frymë dhembshurie, kundrejt atyre që detyrohen ti ikin nga lufta, uria, diskriminimi, persekutimi, varfëria dhe shkatërrimi mjedisor.

Duke praktikuar virtytin e maturisë, liderët qeveritarë duhet të ndërmarrin masa në mikëpritjen, promovimin, mbrojtjen, integrimin në përputhje me vlerat e përbashkëta, për ti lejuar ato të bëhen pjesë e shoqërisë.