Papa Françesko i dënoi sulmet e fundit të përgjakshme në Somali, Afganistan dhe Nju-Jork dhe tha se atentatorët e keqpërdorin emrin e Zotit për ta arsyetuar dhunën e tyre.

“Jam thellë i pikëlluar nga sulmet terroriste që janë kryer ditëve të fundit në Somali, Afganistan dhe dje në Nju-Jork”, deklaroi papa gjatë lutjes me rastin e Ditës së të gjithë shenjtorëve.

Ai shtoi se është lutur për viktimat dhe familjet e tyre.

“I lutem Zotit t’i ndërrojë zemrat e terroristëve dhe ta lirojë botën nga urrejtja e vrasësve të çmendur, të cilët e keqpërdorin emrin e Zotit për vdekje”, tha Papa Françesko.