Të paktën 79 persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e përfshirjes nga flakët të një trageti në Majorka.

Siç raportojnë mediat e huaja trageti ishte nisur drejt Algjerisë nga qyteti francez i Marsejës. Ndërkohë zjarri shpërtheu në mbajtësen e ngarkesës.

Në bordin e anijes ‘Algerie Ferries’ ndodhesin 470 pasagjerë dhe 137 anëtarë të ekuipazhit dhe në momentin kur ra zjarri u evakuan kur targeti mbërriti në Majorka.

Mësohet se nga flakët janë dëmtuar edhe 20 makina, ndërsa pasagjerët ishin kryesisht nga Franca.