Politika për siguri kibernetike – transponim i Direktivës 2016/1148 i BE-së, për sigurim të nivelit të lartë të sigurisë së rrjeteve dhe sistemeve informative, është tema e panel diskutimit që do të mbahet sot në Shkup, në organizim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe asaj të Mbrojtjes.

Janë paralajmëruar fjalime të zëvendëskryeministres dhe ministres së Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, si dhe prezantime të përfaqësuesve nga sektori për kriminal kompjuterik dhe forenzikë digjitale nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Agjencia për Komunikime Elektronike.

Në panel diskutimin është paralajmëruar pjesëmarrje edhe e përfaqësuesve nga Drejtoria për sigurinë e informatave të klasifikuara, Agjencia për aviacion civil, Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore, Oda TIK pranë Lidhjes së Odave të Maqedonisë, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë, MEPSO, EVN, Telekomi i Maqedonisë, përfaqësues nga bankat në shtet, sektori akademik,..