Një ton drogë e llojit mariuhanë është konfiskuar dje në pikë kalimin kufitar Bllacë. Bëhet fjalë për sasinë më të madhe të drogës që ndonjëherë është konfiskuar në Maqedoni. Droga ke qenë e vendosur në një kamion me targa të Maqedonisë, e mbushur me letra të vjetra dhe e drejtuar nga 37-vjeçari E.B., i cili në momentin që ka filluar kontrolli në makinë, është arratisur.

GJOKO TANASOSKI, DREJTOR I DOGANËS

“Gjatë kontrollit me largimin e disa prej letrave të vjetër në pjesën e mesme të kamionit, janë gjetur gjithsej 839 pako të mbështjellura me najlon, në formë të ndryshme dhe sasi. Droga e konfiskuar e projektuar për Republikën e Turqisë për tregun e atjeshme do të arrinte vlerën prej 4 milionë euro”

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, tha se me veprimet e fundit, policia, dogana dhe Qeveria në përgjithësi, po tregojnë se janë të vendosur në luftimin e krimit dhe korrupsionit.

OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

“Kjo tregon se MPB, Dogana dhe Qeveria janë të vendosur dhe ky mesazh duhet të jetë i qartë. Se tregtia me drogë, armë dhe të gjithë tregtitë e palejuara do të jenë në shënjestër me qëllim të luftojmë krimin dhe korrupsionin në Maqedoni”

Hetimi ende është duke vazhduar dhe po kërkohen nëse edhe persona tjerë janë të përfshirë në këtë rast.