Pamjet e para nga vendi i ngjarjes në Vlorë, ku një makinë fuoristradë tip “Jeep” me targa AA 298 SL
shpërtheu nga një sasi eksplozivi, njofton balkanweb.
Një makinë ka shpërthyer në Vlorë dhe një person ka mbetur i plagosur. Policia thotë se bëhet fjalë për një të ri rreth 25 vjeç, që ka mbetur i plagosur.
Makina me targën AA 298 SL, mësohet se momentin e shpërthimit ka qenë në ecje.
Ngjarja ka ndodhur pranë ISSH-së.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes bënë të ditur se pasojat e shpërthimit ishin të rënda, ndërsa gjaku i të plagosurit ka pushtuar gjithë rrugën. Po ashtu, dëshmitarët thanë se kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm, ndërsa më pas automjeti është përfshirë nga flakët. Lënda shpërthyese automjetit i është vendosur në pjesën e përparme.
Pas shpërthimit automjeti tip fuoristradë është përplasur me një automjet të parkuar aty pranë, ndërsa të plagosurit i kanë ardhur në ndihmë kalimtarë të rastësishëm. Dyshohet se shpërthimi është bërë me telekomandë në një distancë të caktuar.