Të paktën një polici ka humbur jetën, kurse 67 të tjerë u plagosën gjatë një përleshjeje mes policisë dhe demonstruesve në kryeqytetin pakistanez Islamabad, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas mediave vendase, në Islambad për tre javë kanë vazhduar protestat për shkak të një vendimi gjyqësor, i cili anulon vendimin për ndryshimin e ligjit zgjedhor. Pas intervenimit të sotëm të rreth tetë mijë forcave të sigurisë, erdhi deri tek përplasja.

Gjatë konfrontimit, policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji, kurse protestuesit u kundërpërgjigjën me gurë. Me këtë rast, një polic u plagos rëndë në kokë, i cili ndërroi jetë pak pas kësaj.

Gjatë trazirave u plagosën 14 policë dhe 53 demonstrues.

Gjykata Supreme e Pakistanit në Islamabad, në fillim të muajit shfuqizoi vendimin e diskutueshëm për ndryshimet në ligjin zgjedhor.