Policia e Shtipit ngriti padi penale kundër S.S  (22) nga Kumanova, D.D (23) nga fshati Kuçiçino, komuna Çeshinovë Obleshevë dhe T.Š (21) nga Velesi, tre me qëndrim të përkohshëm në Shtip, për shkak të dyshimit se ata kanë kryer vepër penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim për qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorë”.

Sipas MPB-së, pasi paraprakisht janë dakorduar në mënyrë të paautorizuar të blejnë një sasie më të madhe të drogës marijuanë, pardje (14.11) S.S dhe D.D me automjet udhëtimi “Volksfagen Vento” me targa të Shtipit, i drejtuar nga I.V (29) nga Shtipi, është nisur për në Kumanovë. Atje prej një personi të panjohur kanë blerë sasi më të madhe të drogës marijuanë, pas ç’ka e kanë transportuar marijuanën në Shtip, gjegjësisht në një shtëpi në rr. “Sutjeska” ku me qira ka qëndruar i denoncuari i tretë T.SH.

Gjykatësi në procedurë paraprake të denoncuarve u caktoi masën paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve.