Manny Pacquiao sfidon Conor McGregor.

38-vjeçari filipinas (në dhjetor mbush 39), Manny Pacquiao, ka postuar në “Twitter” një foto të “yllit” britanik të UFC, Conor McGregor, të shoqëruar me mesazhin; “Ruaj formën miku im për një ndeshje të vërtetë boksi në 2018-ën”.

Pacquiao, i cili është tërhequr nga boksi pasi u zgjodh senator në Filipine, u rikthye në korrik në ring, teksa u mposht me pikë nga Jeff Horn, duke humbur titullin në WBO.

McGregor, nga ana tjetër, nuk po ndeshet që pas humbjes në Las Vegas ndaj Floyd Mayweather, që shënon debutimin e tij në boks.

Është thjesht një shaka e filipinasit apo një sfidë e hapur për kampionin e UFC? Kjo mbetet të shihet.