Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës në Stamboll të Turqisë është takuar edhe me Presidentin e Turqisë, Reccep Taiyyp Erdogan.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Pacolli ka thënë që ishte kënaqësi që ka takuar Erdoganin, të cilin e ka quajtur një ndër përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës.

“Kënaqësi të takoj Presidentin Erdogan gjatë vizitës sime në Stamboll. Mbetet një nga përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës”, shkruan Pacolli.