Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli, ka udhëtuar sot pasdite për në Shtetet e Bashkuara të Amerikëst.
Pacolli, në Washington pritet t’i adresohet konferencës së organizuar nga Këshilli Atlantik, “Një stuhi që po vjen, formësimi i së ardhmes së Ballkanit në një kohë të pasigurisë”, në panelin “Investimi në të ardhmen: a munden ndërmarrësit ta rregullojnë Ballkanin?
Në këtë konferencë marrin pjesë edhe Ministrat e Jashtëm të vendeve të rajonit.
Sipas kumtesës nga MPJ, Pacolli do të ketë takime edhe në Shtëpinë e Bardhë, Departamentin Amerikan të Shtetit, me kongresistë e me personalitete tjera.