Vlerësoj shumë mbështetjen e Spanjës për aspiratat euro-atlantike dhe për fillimin e bisedimeve aderuese të Maqedonisë, si dhe qëndrimin e përgjithshëm të Spanjës për mbështetjen e zgjerimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, e cila do të sjellë stabilitet në gjithë rajonin dhe do ti hapë dyert e bashkëpunimit në më shumë fusha që secila është në interes edhe të mbajtjen së stabilitetit në gjithë Evropën.

Këtë e theksoi zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në takimin e sotëm me ambasadorin e porsaemëruar të Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë, Emilio Lorenco Sera.

Siç bëri të ditur Sekretariati për Çështje Evropiane, Osmani ka shprehur kënaqësinë nga bashkëpunimi bilateral mes Maqedonisë dhe Spanjës dhe me ambasadorin ranë dakord se është e nevojës që në periudhën e ardhshme të punojnë në përforcimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm mes dy vendeve në më shumë nivele, me intensifikimin e vizitave në nivel të lartë, por mbetet e hapur mundësia edhe për ndihmën bilaterale nga Spanja.

Në takim zëvendëskryeministri Osmani informoi ambasadorin Sera lidhur me procesit reformues për integrimin evropian të vendit.

“Zgjedhjet e lira, të drejta dhe kredibile lokale, paraqesin kurorë të pjesës 3 të Planit 3-6-9, në veçanti duke pasur parasysh faktin se pjesa më e madhe e masave të parapara në këtë pjesë ishin në drejtim të zbatimit të zgjedhjeve të lira të drejta dhe kredibile lokale. Këto konkluza për zgjedhje u konfirmuan edhe nga ana e misionit ndërkombëtar OSBE/ODIHR, si dhe nga të gjitha vëzhguesit tjerë ndërkombëtar dhe vendor”, ka theksuar Osmani, thuhet në kumtesën e SÇE.