Shefi i Shtabit zgjedhor të BDI-së në Çair, Bujar Osmani pas fitores së sotshme të Visar Ganiut kundrejt kundër kandidatit Zeqirja Ibrahimit nga BESA, ka theksuar ne jemi bë shkollë sesi fitohen zgjedhjet kudo në Maqedoni, njofton TetovaSot

“Kemi treguar se jemi shembull sesi bëhet fushatë dinjitoze dhe të rikthehet rezultati. Ne jemi bë shkollë sesi fitohen zgjedhjet kudo në Maqedoni. Kemi dalë me kandidatin më të mirë të mundshëm në Çair, programin më serioz dhe e kanë vlerësuar këtë nijet të mirë ”, tha Bujar Osmani/TetovaSot.