Duke komentuar deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev dhe amendamentet e dorëzuara nga LSDM, zëvendës-kryeministri për Euro-integrime, Bujar Osmani tha se janë të rrezikshme dhe se ndryshimi eventual i propozim-ligjit të dorëzuar në Kuvend për avancimin e gjuhës shqipe do të ishte një hap i rrezikshëm.

Një veprim i tillë, sipas tij do të hap Kutinë e Pandorës. Osmani tha se Ligji për Gjuhën Shqipe është i dakorduar me partnerët e koalicionit deri në detajin më të vogël, andaj ai vlerëson se nuk ka nevojë për asnjë ndryshim shtesë dhe duhet të miratohet, ashtu siç është dorëzuar.

Ai nuk siguroi, por vetëm u shpreh optimist se deputetët në fund do ta miratojnë ligjin, ashtu siç edhe është dorëzuar para tyre pa ndërhyrje të tjera. /SHENJA/