Zëvendëskryetari i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot prezantoi pjesët e reja, gjashtë dhe nëntë, nga Plani 3-6-9, para ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Maqedoni.

“Bëmë implementimin e plotë të gjitha vërejtjeve dhe rekomandimeve të përfshira në raportet e Komisionit Evropian, me theks të veçantë rekomandimeve të grupit të ekspertëve udhëhequr nga Rejnhard Pribe”, theksoi Osmani.

Ai shpjegoi se qëllimi i Qeverisë është që Plani 3-6-9 ta rrumbullaksojë nevojën reformuese të Republikës së Maqedonisë, për zhbllokimin e proceseve euro-integruese. Ai përsëriti pritjet e Qeverisë për hapa konkrete nga ana e Bashkimit Evropian, por edhe të vendeve anëtare të Bashkimit, në drejtim të dukshmërisë të perspektivave evropiane në Maqedoni, në përputhje me implementimin e suksesshëm të Planit 3-6-9, por edhe në përputhje me suksesin në adresimin e çështjeve të hapura politike.

“Para nesh kemi proces të implementimit të reformave serioze, hapa politike të drejtuara si përfitim për gjeneratat e ardhshme, dhe jo për zgjedhjet e ardhshme. Qeveria me guxim hyri në realizimin e këtyre reformave dhe në përputhje me veprimin e tyre, qytetarët presin veprim edhe nga ana e Bashkimit Evropian”, theksoi Osmani.

Osmani tha se Plani 3-6-9 paraqet bazë të mirë për ndërtimin e konsensusit të gjerë shoqëror, për të cilën tani më janë realizuar takime me Kryetarin e shtetit, Ivanov, krahas komunikimeve të shpeshta, u realizua edhe tribunë me sektorin civil, në të cilën u prezantua Plani 3-6-9; bëhen përpjekje për krijimin e kanaleve të drejtë për drejta të komunikimit edhe me opozitën, nga ku marrim edhe sinjale pozitive, etj.

“Gjatë periudhës së ardhshme, do t’i përkushtohemi ndërtimit të konsensusit të gjerë shoqëror dhe politik të Planit 3-6-9, me qëllim që ti veçojmë integrimet e BE-së dhe NATO-s nga debati i politikës ditore, dhe me të, ta shfrytëzojmë shansin historik për vitin 2018 ta mbyllim çështjen për BE dhe NATO”, deklaroi Osmani.