E pabazë është teza se BDI ka fituar me ndihmën e LSDM-së, ka thënë në debatin në Rruga drejt në Alsat-M, shefi i Shtabit zgjedhor të BDI-së në Çair, Bujar Osmani.

“Sepse fitorja jonë në Këshillat komunal është 116 kundrejt 113 karshi koalicionit Aleancë me BESË. Pra, në garën për Këshilla ku nuk kemi qenë me LSDM-në, ne kemi fituar edhe ASH-në dhe BESËN, ndërsa tjetërçka është gara për kryetar komune.

Programi i Visar Ganiut është shumë komplementar me atë të Petre Shilegovit dhe kemi konstatuar se nuk duhet të dilet me kandidat për qytetin e Shkupit. Pra, koalicioni ASH dhe BESA është koalicion për të mbrojtur liderët, për të shpëtuar lëkurën e vet”, ka thënë Osmani.