Organet shtetërore prej vitit të ardhshëm në nivel mujor do të publikojnë sa borxh kanë. Kjo do të rregullohet me ligj, me ç’rast propozimi është përgatitur në Ministrinë e Financave.

Që atje informojnë se Propozim – ligji është përgatitur dhe me të në mënyrë të qartë do të rregullohet kjo çështje dhe në mënyrë të qartë do të dihet se çfarë kanë borxh.

Kjo është zgjidhje kalimtare deri në përgatitjen e softuerit në të cilin organi shtetëror do të duhet ta fusë çdo faturë, ndërsa Ministria e Financave e përgatit së bashku me Bankën Botërore.

Kjo iniciativë doli nga Qeveria e re e cila kur e mori përgjegjësinë publikoi se deri më 31 maj të këtij viti borxhi i organeve shtetërore ka qenë 403 milionë euro.

Nga Ministria theksojnë se janë duke u bërë analiza për këto të dhënat të cilat i kanë dorëzuar organet shtetërore pasi që është përcaktuar se disa prej tyre i kanë paraqitur faturat të cilave nuk u ka kaluar afati.