Në pyetjen se çfarë ndodhi që për disa muaj të ndryshoj qëndrimi i një popullit të tërë që të kaloj nga orientimi i djathtë në të majtë, nga VMRO-DPMNE në LSDM, Ordanovski tha se zgjedhjet e kaluara janë organizuar nga qeveria e atëhershme dhe ato janë rezultate e presioneve të një aparati shtetëror të cilën e mbante VMRO-DPMNE dhe të cilën në po e shohim se si ka funksionuar.

“Supozoj se një pjesë e rezultateve është si pasojë e kësaj. Më pas kishte një pauzë prej disa muajve, dhe u shkua në zgjedhje lokale ku defakto shpërtheu një ndjenjë e lirisë. Në mënyrë dramatike u ndryshua situata mentale në shtet, një eufori një çlirim, edhe tek vetë simpatizantët e kësaj partie. Në fund të fundit, unë edhe sot e them se në 11 vitet e kaluara nga qeverisja e VMRO-së, njerëzit më të malltretuar në shtet kanë qenë anëtarët e VMRO-DPMNE-së”, tha Ordanovski.

Ai tha se rezultatet e zgjedhjeve lokale kanë qenë të befasishme edhe për vet LSDM-në. Sipas tij në shtet ekziston një ndërgjegjësim se njerëzve u ka ardhur në maje nga Nikolla Gruevski dhe familja e tij.

Global

Ordanoski shtoi se Maqedoni duhet të ndryshoj modelin zgjedhor dhe të ketë lista të hapura, por se një gjë e tillë, nuk është e pranueshme ende nga partitë e mëdha politike.

T mobile In article [4]