Opozita siriane po këmbëngul në kërkesën e saj që Presidenti Bashar al-Assad të mos luajë asnjë rol gjatë një periudhe kalimtare, në çdo lloj varianti të një marrëveshjeje paqeje të mbështetur nga OKB-ja, megjithë spekullimet se do ta zbuste qëndrimin e vet për shkak të forcës së Assadit në fushën e betejës.

Pas një takimi të opozitës kryesore siriane në Arabinë Saudite të enjten, një zëdhënës i grupit tha se Moska nuk po e mbështet ende përmbysjen e Bashar al Assadit.

“Pjesëmarrësit theksuan rëndësinë e largimit nga detyra të Presidentit Bashar Al-Assad dhe regjimit të tij, ndërsa platforma e Moskës shpreh rezerva për këtë kërkesë”, tha zëdhënësi Firas al-Khaldi.

Kishte pasur spekulime se opozita mund t’i zbuste në takim kërkesat që Assadi të largohej nga pushteti, para çdo tranzicioni.

Pjesëmarrrësit zgjodhën 50 anëtarë për Komisionin e Lartë të Negociatave dhe do të finalizojnë të premten delegacionin për raundin e ardhshëm të bisedimeve të sponsorizuara nga Kombet e Bashkuara./zeri i amerikes/