Opsioni i opozitës për të zhvilluar protesta ekziston dhe nuk është rrëzuar.

Kështu  u shpreh deputeti demokrat Luçiano Boçi në intervistën e mbrëmjes në Ora News.

Edhe pse nuk ka një datë apo një organizim për protesta, ky opzion është në planet e opozitës.

Ai tha pasi të jenë konsumuar të gjitha rrugët e debatit në parlament apo kudo tjetër atëherë do të shihet mundësia për protesta, duke theksuar se situatat janë të tilla që kërkojnë edhe ruajtjen e një qetësie.

Boçi: Është një nga opsionet që ne kemi si PD në kombinacion me spektrin opozitar dhe nuk është se ka rënë si opsion dhe nuk është se ka një datë të caktuar dhe ka një organizim paraprak për këtë gjë. PD është në një proces konsulte analize.  Këto janë organizime parastrukturale të një partie që mendon seriozisht për ta nxjerrë nga kolapsi kriminal Shqipërinë. Brenda këtij organizimi protesta është opsion që e ka opozita, e ka në ekzistencën e saj. Duke konsumuar të gjithë luftën politike që bëhet në foltoren e parlamentit, në media, në deklarata politike dhe nuk është rrëzuar opsioni i protestës. Situatat janë të tilla që kërkojnë edhe ruajtjen e një qetësie sepse në fakt mund të ndërpresin edhe procese që janë në zhvillim e sipër dhe dihet që gjuha politike është gjuhë që manovron shumë dhe mund të kapet pas “fijeve të barit” dhe mund të kërkojë shpëtimin aty tek protestat, tek mënyra si organizohet opozita. Opozita e ka kaluar testin e së vërtetës.

Luçiano Boçi tha gjithashtu se në kushtet aktuale policia është e dobët përballë krimit. Ai deklaroi së në radhët policisë ka njerëz që kanë vullnet të ndershëm, por kupola e policisë rezultoi e kriminalizuar.

Boçi: Sot jemi në situatën kur themi që organizatat mafioze kontrollojnë jetën politike të vendit. Organizata e policisë është shumë më e dobët se krimi i organizuar, jo për shkak se në të nuk ka njerëz me vullnet individual, por se kupola e kësaj policie rezultoi që është e kriminalizuar, rezultoi që është e përfshirë në trafiqe, në para të pista, rezultoi që është e përfshirë në blerjen e votës. Kjo formulë e një pushteti që prodhohet me paratë e krimit për të prodhuar bashkë me krimin pushtetin e radhës mos veprojë duhet një ndërhyrje për të konfiguruar politikisht gjithçka në