Përveç shitjes së automjeteve të saj me ndihmën e një partneri të ri, Opel po përgatit modele të reja në Afrikën e Jugut.

Në të njëjtën kohë, ish-pronari i kësaj marke gjermane, General Motors ka vendosur të tërheqë brendin Chevrolet nga 1 janari 2018 në tregun e Afrikës së Jugut.

Me kalimin në pronësinë e grupit francez PAS, Opel do të përpiqet të rrisë shitjet në Evropë, si dhe në tregjet e tjera jashtë kontinentit të vjetër. Një prej tyre është Afrika e Jugut, ku shitjet do të bëhen përmes 35 shitoreve, disa prej të cilave janë në pronësi të kompanisë partnere Unitrans, ndërsa të tjerë i përkasin pronarëve të pavarur.

Si pjesë e ofensivës së re në treg parashihen edhe dy sallone elite në Johanesburg dhe Kejp Taun.

Qasja e re e shitjeve do të përcillet nga nisja e tregut në segmentin B të Opel Crossland X, e planifikuar për muajin dhjetor. Përveç kësaj, modeli SUV Grandland X, “vëllai” i madh Crossland X, do të prezantohet në tregun e Afrikës së Jugut në gjysmën e parë të vitit 2018. Pas kësaj, gjenerata e re e Opel Corsa do të jetë gjithashtu e disponueshme.

Gjithashtu, që nga 1 janari 2018, tregtarët e Opel do të marrin përsipër markën Chevrolet të General Motors më pas, pasi Chevrolet nuk do të ofrohet më në Afrikën e Jugut pas vitit 2017.