Organizata Humanitare “El Hilal” e shpalli listën e fituesve të bursave studentore për vitin akademik 2017/18. Ky projekt i “El Hilal”-it, i cili vazhdon pa ndërprerje dymbëdhjetë vjet me radhë, edhe sivjet zgjoi një interesim të madh te studentët. Në konkursin e shpallur u paraqitën rreth një qind kandidatë. Komisioni i “El Hilal”-it, në koordinim me degët e Organizatës, duke u nisur nga kriteret e përmendura në konkurs, vendosi të ndajë bursë për tridhjetë e pesë (35) studentë, aq sa mundëson fondi i Organizatës për sivjet.
Kryesisht studentët janë nga tërë territori i vendit që studiojnë në universitetet shtetërore. Prioritet iu është dhënë kandidatëve nga familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, jetimëve dhe anëtarëve të familjeve nevojtare. Megjithatë, nuk janë lënë pas dore as studentët e talentuar, pra ata me sukses të lartë gjatë studimeve.
Bursat do të ndahen në një ceremoni të organizuar enkas për këtë qëllim, tradicionalisht në fund të vitit kalendarik.
Ja lista e plotë e bursistëve të sivjetmë të “El Hilal”-it: