Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka emëruar të enjten edhe një zëvendësministër.
Idriz Selimaj është bërë zëvendësministri më i ri në Ministrinë e Infrastrukturës.
Në përgjegjësi, atij i është lënë menaxhimi i aktiviteteve në fushat e përcaktuara në ministri dhe natyrisht zëvendësimi i minstrit kur mungon, ose kur nuk është në gjendje ta kryejë punën e tij.
Selimaj është sekretar i degës së AAK’së në Suharekë.
Qeveria Haradinaj tani numëron 64 zëvendësministra.
Numri i zëvendësministrave mund të kthehet në 63, pasi Muharrem Nitaj, zëvendësministër i Arsimit, pritet të marrë postin e deputetit në Kuvendin e Kosovës.