Manchester City e ka regjistruar fitoren e 11’të me radhë në Premierligë, duke e mposhtur 2:1 Huddersfieldin.
Manchester City nuk e ka ndërmend të ndalet. Të besuarit e Pep Guardiolas morën tri pikë shumë të rëndësishme në xhiron e 13’të, duke triumfuar 2:1 në udhëtim te Huddersfield.
Të parët në epërsi kaluan vendasit, me autogolin e Nicolas Otamendi në minutën e fundit të pjesës së parë.
Me të filluar pjesa e dytë, Sterling nxori një 11 metërsh, të cilën e konkretizoi në gol Sergio Aguero.
Kur u mendua që City po shkonte drejt barazimit të dytë këtë edicion, në skenë doli Raheem Sterling, që është kthyer në titullar i pazëvendësueshëm në ekipin e Guardiolas.
Ai e shënoi golin e tri pikëve në minutën e 84’.
Pas kësaj fitore, Man City ka shkuar në kuotën e 37 pikëve, tetë më shumë se ndjekësi më i afërt Manchester United. /Gazeta Express/