Kënga më e re e reperit Gjiko nuk është duke u ndalur me sukseset e saj

Pasi që për 24 orë arriti që të këtë 1 milion klikime ajo ka vazhduar prapë me të njëjtin ritëm, pasi që tanimë ka kaluar mbi 1.4 milion  klikime.

Kënga, e cila ka një spot interesant në të cilën merr pjesë edhe humoristi Vedat Osmani me rolin e Sahit Plisit, është pritur shumë mirë nga publiku, kurse Gjiko kohëve të fundit është bërë njëri prej reperëve më të kërkuara shqiptarë.

Përveç Vedatit në videoklip marrin pjesë edhe Ermal Fejzullahu, Lumi B dhe Ledri Vula.

Madje produksioni REDBOX Entertainment ka reaguar me një postim në Instagram ku mohon se ata janë duke blerë klikime për këngën.

Madje, ata kane publikuar edhe sa para kanë fituar deri me tani nga kënga dhe klikimet e saj duke u treguar kështu shumë transparent.

Kënga është kthyer në një hit të padiskutuar jo vetëm në youtube por edhe në platforma të tjera që është lansuar ajo si në spotify dhe platforma të tjera virale.