Avokati i Popullit ka parashtruar nismë deri te Qeveria për ndryshime të Ligjit për barna dhe mjete mjekësore me të cilin kërkohet të përforcohet procedura për siguri të barnave të furnizuara përmes importit paralel nga vendet e treta.

Me ndryshimet propozohet që detyrimisht të parashikohet vlerësim profesional i barnave nga ana e komisionit për barna, të hiqet mundësia për lëshim të lejes së përkohshme për vendosjen e barnave në qarkullim dehe të kryhet kontroll të çdo serie të importuar të barnave nga importi paralel.

Nga Zyra e Avokatit të Popullit theksojnë se në dispozitat e deritanishme ligjore gjatë importit paralel të barnave nga vendet e treta kryhet vetëm vlerësim të dokumentacionit, por jo edhe vlerësim profesional për cilësinë dhe sigurinë e barnave. Barnat e furrnizuara me import paralel nga vendet e treta nuk kontrollohen as në laboratori të specializuara në Strasburg dhe Londër, ashtu siç është parashikuar me ligj me barnat e furnizuara me import paralel nga vendet anëtare të BE-së.

Analiza e bërë nga ana e Avokatit të Popullit në bazë të informacioneve të marra nga institucionet kompetente dhe 45 institucione shëndetësore publike tregon se për momentin 99 për qind e importit paralel të barnave nga vendet e treta kryhet nga Turqia.

Të dhënat e marra nga Agjencia për Barna tregojnë se në periudhën 2016/2017 në një rast nuk është lëshuar leje për import të barnave për shkak të mungesës në cilësinë dhe janë tërhequr nga qarkullimi 12 seri të barnës Cerezyme Amp 400E – imigluserase.

Nga Avokati i Popullit shpresojnë se do të ofrohen ndryshime të cilat do të vendosen në debat publik me qëllim që të ketë zgjidhje ligjore cilësore e cila do të garantojë siguri dje cilësi të barnave të furnizuara përmes importit paralel nga vendet e treta.