Nuk e paralajmëruan më parë, e gjithçka ishte fshehur deri dje. Është fjala për pjesëmarrjen në festivalin ‘Kënga Magjike 2017’ të grupit NRG Band.

‘Gocat me martini’ është produksioni që artistët nga Kosova kanë zgjedhur për të prezantuar në festivalin më të madh të muzikës shqipe.

Projekti është me shumë ritëm, në notat që tashmë jemi mësuar ti dëgjojmë djemtë e Nrg Band.

‘Gocat me Martini’ tashmë gjindet edhe në YouTube dhe kanë filluar shpërndarjet e para të saj.