Dy ditë më parë është publikuar kënga “Dje & Sot” nga dy reperët e njohur Ledri Vula dhe Noizy.

Bashkëpunimi mes dy prej reperëve më të kërkuar shqiptarë nuk pritej nga publiku, por që rezultoi shumë i suksesshëm dhe menjëherë ka hyrë në mesin e këngëve më të dëgjuara aktualisht.

Për 42 orë, kënga ka marrë mbi gati 2 milionë klikime dhe tashmë ka kaluar kufijtë dhe dëgjohet edhe në shumë shtete të tjera.

Në rrjete sociale, ata kanë publikuar disa fotografi, në të cilat tregojnë se kënga e tyre ka hyrë në listën “tending” në shumë shtete.

Në Gjermani është e teta, në Maqedoni e para, në Zvicër e gjashta, ndërsa në Itali është e dymbëdhjeta.