Të gjithë ne, fëmijë apo të rritur, e kemi parë të paktën një herë, (disa të tjerë mbase edhe më shumë), filmin vizatimor ” Liza në Botën e Çudirave”. Shumë prindër ndoshta kanë qënw të detyruar ta njihnin mirë Lizën sepse ju është dashur tja lexojnë fëmijëve të tyre përpara se ti vinin në gjumë.

Fillimisht libër më pas film, Liza u kthye në personazhin më të pëlqyer në mbarë botën, sidomos për fëmijët. Por çdo tregim e ka një inspirim, pa dyshim që edhe personi që solli në jetë këtë vepër e ka gjithashtu një  inspirimi. Bashkë do të hymë në botën e “Çudirave” për të njohur Lizën, atë të vërtetën. A e dinit ju se Liza ishte një person I vërtetë? Pikërisht kështu është! Ajo quhej Alice Pleasance Hargreaves.

Në moshën 10 vjeçare, Alice po udhëtonte me varkë bashkë me dy motrat e saj, 8 dhe 13 vjeç, kur Alice i kërkon Charles Dodgson, i cili njihej zyrtarisht me emrin Lewis Carroll, ti tregonte një përrallë, për të dhe motrat e saj. Ndërsa varka vazhdonte lundrimin, Charles i tregon vajzave një përrallë fantastike që fliste për një vajzë të vogël, e quajtur Alice. Charles ju tregon vajzave për botën e çuditshme që Alice përjeton në momentin që bie në gropën e lepurit.

Duke u mahnitur me këtë tregim, Alice (ajo e vërtetë) i kërkon Charles ta hidhte në letër përrallën, në mënyrë që ajo ta lexonte sa herë të dëshironte. Në nëntor të 1864 Charles i dhuron Alice shkrimin që e kish titulluar “Alice’s Adventures Under Ground” (Aventurat e Lizës në Botën Nëntokë). Charles filloj të mendoj se mbase kjo përrallë do të ishte një sukses nëse ai e hidhte në treg, kështu që filloj ta perfeksiononte Alice. Në të vërtetë ashtu ndodhi…

Charles gjeti një pablicist i cili vendosi ta hedh librin, “Alice’s Adventures in Wonderland” (Aventurat e Lizës në Botën e çudirave) në treg (1865). Më pas vijoj me “Alice, Through the Looking-Glass” ( Liza Nëpërmjet Xhamit të Tejdukshëm) (1871) dhe, “What Alice Found There” (Çfarë Gjeti Liza Aty) (1886).