Kur ajo u shfaq përpara kamerave në një transmetim Live, me fytyrën e saj të ëmbël dhe aftësitë e jashtëzakonshme tërhoqi vëmendjen e gjithë publikut në mbarë botën.

E lindur më probleme fizike pasi nuk ka krahë, si edhe probleme në pjesën e këmbëve, pasi në të dyja këmbët nuk ka femurin.

Ndërsa u shfaq në skenë ajo tregoi se do të këndonte dhe do të luante në piano

“Më falni si do të luani me piano?”-u pyet nga juria.

“Me këmbët e mia,’-u përgjigj Lorelai.

Ndërsa filloi të këndonte vogëlushja ngriti në këmbë të gjithë publikun dhe përloti audiencën.

Kështu 14-vjeçarja me aftësi të kufizuara arriti që ti mahnisë të gjithë për herë të parë më 11 mars, duke u shpallur fituese e spektaklit ‘Romania’s Got Talent’.

Lorelai, me emrin e saj të vërtetë Alberta Mosnegutut, është braktisur në lindje nga prindërit e saj pasi mjekët i dhanë vetëm disa ditë jetë.

Por ajo arriti të jetonte dhe u rrit nga një “Nënë Vio”, prind kujdestar që kujdeset për fëmijët e braktisur.

Veronica Parvulescu, gjithmonë besoi tek ajo pavarësisht faktit se Loreal deri në moshën 3-vjeç nuk mund të fliste dhe të ecte./tesheshi.com/