Ish-drejtori sportiv i Barcelonës, Raul Sanllehi, i është bashkuar Arsenalit, në kuadër të ristrukturimit të departamenteve të vëzhgimit dhe rekrutimit të talentëve.

Sipas Daily Mail, skuadra nga Londra veriore do të njoftojë për emërimin e Sanllehit në ditët në vazhdim, në kuadër të ndryshimeve që janë duke i bërë në departamentet e vëzhgimit dhe rekrutimit të talentëve, transmeton Express.

Sanllehi ka punuar nën urdhrat e tre presidentëve gjatë kohës së tij në “Camp Nou”, dhe ka qenë i dobishëm në blerjet e Neymarit dhe Luis Suarezit.

Sanllehi do të punojë përkrah shefit të ri të rekrutimeve të Arsenalit, Sven Mislitat, i cili u soll nga Borussia Dortmund javën e kaluar. Dyshja do të nisë përgatitjet për afatin kalimtar të janarit.