Pas disa informacioneve se po ushtrohet presion për mos-dalje në votime (e që vijnë nga qarqe të partisë opozitare shqiptare BESA), ku dhe po votohet në një vendvotim në Çair, të njëjta janë hedhur poshtë si të pabaza.

Nga BDI akuzojnë se njerëz të BESËS po tentojnë të pengojnë procesin zgjedhor, informon Aktuale.mk.

Ndryshe, deri në ora 17.00, dalja në këtë vendvotim ka qenë 236 persona, që është jehonë e vogël.