Mesfushori portugez është lënduar në ndeshjen e së martës përballë Olympiakosit.

Barcelona është ndalur në një barazim pa gola nga kampionët e Greqisë, Olympiakos të martën në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Në këtë sfidë është lënduar mesfushori Andre Gomes, i cili është zëvendësuar nga Denis Suarez dhe do të mungojë për afro një muaj. Për një periudhë të ngjashme sikurse Gomes do të mungojë edhe Sergi Roberto, që nuk pritet të luajnë në sfidat ndaj, Sevillas, Leganes në Ligën e Kampionëve dhe Juventusit në Ligën e Kampionëve.

Lista e lëndimeve te Barça është mjaft e gjatë, pasi edhe  Andres Iniesta, Ousmane Dembele, Rafinha, Arda Turan dhe Aleix Vidal nuk janë në dispozicion të trajnerit Ernesto Valverde.