Një person ka ndërruar jetë në Podujevë, pasi i njëjti është goditur nga një kamionetë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e stacionit policor në Podujevë, Antigona Çitaku.

Ajo ka ka njoftuar se bëhet fjalë për një person të moshës 30 vjeçare, i cili, përderisa ishte duke kaluar rrugën afër shkollës në Gllamnik, është goditur nga një kamionetë.

Çitaku ka thënë për Indeksonline se policia dhe ambulanca kanë arritur me kohë në vendin e ngjarjës, ndërsa viktima ka ndërruar jetë një orë pasi është dërguar në QKUK.

Ndryshe, ajo ka njoftuar se i dyshuari është ndaluar dhe po mbahet në stacion.

Mësohet jozyrtarisht se mbiemri i viktimës është Muçiqi.