Një incident raportohet të ketë ndodhur sot pasdite pranë stacionit të metrosë Oxford Circus Tube, në Londër.

Policia ka marrë një alarm për një njeri të armatosur në mes të turmës. Menjëherë oficerët kanë mbërritur në vendngjarje, të përgatitur për t’u përballur me një sulm të mundshëm terrorist.

Ndërkohë qindra blerës të terrorizuar ia kanë mbathur nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia urdhëroi mbylljen e menjëhershme të dyqaneve.

E gjithë zona vijon të jetë evakuuar. Një dëshmitare që ndodhej në një dyqan “ZARA” në rrugën “Oxford” tha për “Mail Online” se një burrë me armë po vraponte në zonë, ndërkohë që të gjithë ishin duke bërtitur e duke qarë.

Dyshohet se mund të kemi të bëjmë me një bandë gangsterësh, por nuk përjashtohet mundësia e tentativës për sulm terrorist.

Policia britanike bën me dije se oficerët kanë qenë në vendngjarje, duke paralajmëruar njerëzit të shmangin zonën e West End.

“Stacioni Oxford Circus është mbyllur ndërsa ne po hetojmë për incidentin”, tha kompania “Transport for London”.

Ky incident vjen në ditën e “të premtes së zezë” ku qendrat tregtare bëjnë ulje masive. Megjithatë ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një incident të zakonshëm, apo jo.

Sulm me armë zjarri në Londër

Qindra persona janë evakuuar nga Oxford Circus pas të shtënave me armë zjarri.

Policia ka rrethuar vendin e incidentit, derisa konsumatorët kanë mbetur të ngujuar në shitoret.

Incidenti ka ndodhur në ditën e “Black Friday’ , ku shumë konsumatorë ia kanë mësyrë shitoreve për shkak të lirimeve të mëdha.

Greg Bird tha se për MailOnline se ishte në një kafene në afërsi të stacionit Oxford Circus kur ai pa 50 persona duke bërtitur dhe duke ikur nëpër rrugë.

Policia ka paralajmëruar personat në rrugën Oxford që të qëndrojnë brenda nëpër lokale.