Deputetet Ane Lashkovska dhe Ivana Tufegxhiq prej sot në Bratislavë do të marrin pjesë në punëtorinë “Transparencë dhe bashkëpunim parlamentar me shoqërinë civile”, njoftoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

Punëtoria është në organizim të Institutit kombëtar demokratik për marrëdhënie ndërkombëtare dhe Këshillit kombëtar të Sllovakisë dhe është në funksion të krijimit të parlamentit të hapur dhe transparent me qëllim të procesit më të mirë ligjdhënës.

“Në punëtori, deputetët do të këmbejnë përvoja me kolegët e tyre nga rajoni, me kolegët nga parlamenti i Republikës së Sllovakisë, si dhe me përfaqësues të shumtë prej institucioneve të ndryshme të Bashkimit Evropian dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare civile”, informon Kuvendi i RM-së.