Niveli i Liqenit të Ohrit, Prespës dhe Dojranit është në suaza të mesatares për nëntorin, njoftoi DPHM-ja.

Sipas matjeve të sotme hidrologjike, lëshime shënojnë një pjesë e niveleve të ujit të liqeneve.

Me nivel më të ulët nga mesatarja janë Treska tek Makedonski Brodi, Kriva Reka tek Kriva Pallanka, Pçinja tek Banja e Katllanovës, Cërna Reka tek Novaci, Vardari tek Demir Kapia dhe Sateska tek Botuni.

Nivelet e ujit të lumenjve të tjerë janë në suaza të mesatares për muajin nëntor.