rodhuesi i njohur i fotoaparatëve Nikon do ta mbyllë fabrikën e tij në Kinë. Bëhet fjalë për fabrikën në provincën Xhijangs në pjesën lindore të shtetit aziatik. Ajo është hapur në vitin 2002 dhe ka punësuar 2.500 njerëz.

Shkak për mbylljen është fakti që shfrytëzuesit më shumë blejnë telefona të mençur të rinj në vend të fotoaparatëve dixhitalë, të cilët me zhvillimin e teknologjisë kanë kamera gjithnjë e më të mira.

Sipas të dhënave preliminare, deri në fund të këtij viti fiskal, kompania do të shënojë rënie prej 28 përqindëve të shitjes së fotoaparatëve.