Nick Carter është akuzuar nga ish-këngëtarja, Melissa Schuman, për përdhunim. Schuman, tashmë 33-vjeçe, ka dhënë detaje lidhur me këtë incident në blogun e saj personal në fillim të këtij muaji, ku tregonte se Carter e kishte përdhunuar kur ajo ishte 18-vjeçe dhe ai 22-vjeç.

Carter, tani 37-vjeç, i është përgjigjur këtyre pretendimeve përmes një deklarate të bërë në revistën “People”.

“Jam i shokuar dhe i shqetësuar nga akuzat e Schuman. Melissa nuk më është shprehur kurrë, ndërkohë që ishim bashkë, se nuk ishte dakord për gjithçka që kemi bërë. Ne regjistruam një këngë dhe performuam bashkë ndërkohë kam qënë gjithmonë i respektueshëm dhe mbështetës nga saj si nga ana personale dhe profesionale”, ka thënë këngëtari i Backstreet Boy.

“Kjo është hera e parë që po dëgjoj këto akuza, rreth 2 dekada më vonë. Eshtë jashtë natyrës sime që me qëllim të lëndoj dikë”.