Mbrëmjen e sotme një 16-vjeçar ka ndërruar jetë pas një konflikti të çastit me një bashkëmoshatar në shëtitoren e qytetit të Kukësit.

16-vjeçari A.M nuk i ka mbijetuar plagëve të marra nga goditja me thikë gjatë konfliktit me 17-vjeçarin me inicialet R.M.

Ende nuk janë të qarta motivet e konfliktit mes dy të rinjve, por raportohet se policia ka arrestuar autorin si dhe ka sekuestruar edhe armën e krimit.