Neymar ka dështuar nga pika e bardhë në miqësoren Japoni – Brazili.

Brenda më pak se 20 minuta lojë në stadiumin Pierre Mauroy ndërmjet dy skuadrave kombëtare, brazilianët fituan dy goditje nga penaltia, shkruan portali arbresh.info.

Neymar i ekzekutoi të dyja, por ylli i Paris Saint Germainit dështoi në përpjekjen e dytë.

25-vjeçari kaloi në epërsi skuadrën e Tites në minutën e 10′, por dështoi për të mposhtur sërish portierin Karwashima shtatë minuta më vonë.

Sidoqoftë, Brazili dyfishoi epërsinë për 0 me 2 përmes Marcelos, i cili realizoi supergol nga distanca menjëherë pasi ish ylli i Barcelonës humbi penalltinë.