Të mërkurën në mbrëmje strukturat e Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, në Gostivar mbajti mbledhje dhe u diskutua për zgjedhjet e fundit lokale. Para anëtarëve të kryesisë së degës dhe strukturave të tjera partiake fjalë mbajti  Kryetari i degës dhe nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, z. Nevzat Bejta, i cili fillimisht njoftoi strukturën e partisë me qëndrimin e tij të shprehur publikisht pas zgjedhjeve lokale.

“Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, në zgjedhjet lokale në Gostivar doli fituese dhe siguroi numrin më të madh të këshilltarëve. Në raundin e parë edhe për Kryetar komune fituan më tepër vota. Në raundin e dytë qytetarët e Gostivarit na dhanë 16 mijë vota por beteja nuk u arrit të fitohet pasi u luftuam nga strukturat e pushtetit të kaluar 10 vjeçar në Maqedoni të cilët humbjen e pushtetit e qajnë nga unë”, tha Kryetari Bejta duke shprehur falënderimin më të madh për çdo votues dhe aktivist që u angazhuar në zgjedhjet lokale.

Kundërkandidati, tha Bejta, tani duhet të mban llogari për qytetin dhe qytetarët e Gostivarit, duke e paralajmëruar atë që pas 4 vitesh do të përballet në zgjedhjet e ardhshme lokale me një kandidat të fortë të Bashkimit Demokratik për Integrim.

Konstatim unanim i strukturës partiake të Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI, në Gostivar ishte intensifikimi i aktiviteteve partiake dhe ngjeshja e radhëve për çdo sfidë të ardhshme politike.

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????