Për shkak të aksionit për sanimin e defekteve të ujësjellësit në rrugë nesër dhe pasnesër ndërprerje të furnizimit me ujë do të kenë një pjesë e lagjeve Shuto Orizare dhe Vizbeg.

Furnizim të ndërprerë prej orës 8:00 deri në përfundimin e punimeve do të kenë banorët e rrugëve Bërsjaçka Buna, Jetë e re, Pellagonia, Butelski Venec dhe bulevardi “Makedonska Kosovska brigada”, krahu 19 në lagjen Shuto Orizare dhe një pjesë e lagjes Vizbeg.